Erikseni “i vë flakën” i pari derbit: Nuk jam i frikësuar nga askush te Milani, jemi më lartë se ata

Derbi më i nxehtë i Italisë dhe një nga më të bukurit në Europë do të kthehet këtë javë, atje ku Milani do të përballet me Interin. Si për të ndezur më keq këtë përballje ka menduar afrimi i ri i zikaltërve, Eriksen.

Ka shumë pak kohë në skuadër, por kjo nuk e ndalon që të ndihet pjesë e rëndësishme e Interit dhe të luajë me deklarata ndaj kundërshtarëve. Këtë herë mesfushori danez e ka thënë hapur se nuk i frikësohet aspak Milanit, duke kujtuar se skuadra e tij ndodhet më lartë.

“Në të shkuarën kam parë diçka në TV, por tani që do të luaj dhe unë, është tjetër gjë. Krahasuar me Londrën e pres një atmosferë ndryshe, pasi këtu në stadium këndohet gjithë kohën, do të bëhet shumë zhurmë dhe është vërtet e bukur. Unë nuk jam i frikësuar nga askush te Milani. Ne jemi më lartë se ata edhe në renditje. Në derbi mund të ndodh githçka, por nuk më intereson se kush do të jetë në fushë”, ka thënë Erikseni. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *