“Ne jemi Koronavirusi i tyre, aty kur të tjerët nuk kishin lindur”/ Tifozët e Vllaznisë ndezin klasiken me Tiranën

Ndeshja klasike mes Vllaznisë dhe Tiranës do të hap javën e 21 të Superiores. Kjo përballje do të luhet ditën e premte, ndërsa pritet me padurim nga ana e tifozëve, duke ditur rivalitetin e madh që kanë këto dy skuadra nga historia.

Tashmë gjakrat kanë nisur të nxehen dhe tifozët e Vllaznisë janë të parët që reagojnë. Nëpërmjet grupit të ri “Poëer 12” që ka dalë në mbështetje të skuadrës, bëhet thirrje për sa më shumë tifozë ndaj bardhebluve. Atje shkruhet se Vllaznia qendron këtu që në kohën kur asnjë tjetër nuk kishte lindur, duke shtuar më tej edhe këto fjalë: “Ne jemi Koronavirusi i tyre, ne jemi frika, ne jemi pushtimi dhe ne jemi vetë historia”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online