“Pleshti” drejton shtëpinë e Barcelonës! U prek Mesi, pritet të shkarkohet menjëherë drejtori Abidal

Figura e Lionel Mesit është kthyer në ikon për Barcelonën dhe padyshim që ky lojtar merr shumë vendime në klub. Këtë herë duke ndërhyrë direkt për shkarkimin e drejtorit sportiv të katalanasve, Eric Abidal.

Mes tyre ka pasur një përplasje, pasi Abidal është shprehur se disa futbollistë nuk punuan shumë në kohën kur ekipi drejtohet nga Valverde. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Mesit që ka shprehur pakënaqësinë për fjalët e drejtorit sportiv, duke e quajtur një hedhje balte mbi figurën e tij dhe të shumë lojtarëve. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, presidenti Bartomeu do të takohet me Abidal dhe pritet të marrë vendimin për shkarkimin e ti nga detyra. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online