Zyrtarizohet ekskluzivja e “Sport Ekspres”, Gjoka merr talentin që kërkohej nga Wolves dhe Atalanta

Pak ditë më parë “Sport Ekspres” ka zbuluar nga burime pranë lojtarit një lëvizje të madhe për Shkëndijën e Tetovës. Futbollisti Es Sahhal që ka luajtur edhe me të rinjtë e Francës, do t’i bashkohej skuadrës së drejtuar nga Ernest Gjoka. Nuk ka kaluar shumë dhe menjëherë ka ardhur zyrtarizimi i kësaj marrëveshje.

Talenti 19-vjeçar do t’i ndihmojë shumë kuqezinjtë në pjesën e sulmuese, ndërsa ka luajtur edhe me të rinjtë e Kombëtares së Francës. Disi e çuditshme dhe njëkohësisht për t’u përgëzuar mënyra sesi drejtuesit e Shkëndijës kanë arritur ta bindin Es Sahhal, pasi në mediat prestigjoze është shkruajtur disa kohë më parë se interes për të kishin shfaqur ekipe si Atalanta, Wolves dhe Stoke City. Një betejë e madhe është fituar në merkato dhe “lufta” vazhdon me në krye Ernest Gjokën, për të fituar titullin kampion dhe për të arritur sa më lartë në Europë. /Sport Ekspres/


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *