E çuditshme dhe komike është ajo që ka ndoshur në ndeshjen e sotme mes PSV-së dhe ekipit të Twentes në elitën e futbollit holandez. Protagonist në këtë episod ka qenë futbollisti shqiptar Lindon Selahi. Ky i fundit ka bërë një ndërhyrje të gabuar në minutën e 30 të takimit dhe kjo ka detyruar arbitrin kryesor që ta ndëshkojë me karton të verdhë.
Por çuditërisht kartoni nuk ndodhej në xhepin e gjyqtarit kryesor, i cili është drejtuar nga arbitri 4-t, duke i marrë këtij të fundit “borxh” një të tillë. Në fund Selahi nuk i ka shpëtuar dot ndëshkimit, teksa edhe kjo situatë komike nuk e ka shpëtuar dot nga i verdhi.
Ndërkohë kjo nuk është hera e parë që talenti kuqezi bëhet protagonist i momenteve komike për shkak të arbitrave. Kjo pasi disa javë më parë trajneri dëshironte të largonte mesfushorin shqiptar nga fusha, por gjyqtari i 4-t do i dhuronte Selahit 90 minuta të plota pasi vendosi numrat e gabuar në tabelë, duke bërë që të ishte një tjetër lojtar ai që do të linte lojën./Sport Ekspres/
? | Siemen Mulder wil geel geven, maar dan…#psvtwe https://t.co/EQuyBVfsUq pic.twitter.com/vZpWxXBfeE
— ESPN NL (@ESPNnl) January 26, 2020