Nervat e zbrazura nga Enis Gavazaj, reagon Duro: Të jetë ushtar! Në stol ashtu si edhe shoku i tij

Kukësi ka arritur të fitojë me rezultatin 1-0 ndaj Partizanit, në takimin e vlefshëm për javën e 19 të Superiores. Flitej për dy skuadra që janë në luftë për kryesimin e kampionatit shqiptar dhe për këtë arsye kjo përballje kishte një tjetër “aromë”, ndërsa u zhvillua në “Air Albania”.

I ftuar në “Zona Gol” ishte trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro. Atje është folur edhe për golin e Kristal Abazajt, me teknikun e verilindorëve që nuk ka asnjë dyshim që topi e ka kaluar vijën.

“Air Albania është një super stadium dhe do të ishte më mirë edhe për ardhjen e tifozëve. Kush do të thoshte “JO” për t’i zhvilluar të gjitha takimet aty, por do të ishte e vështirë për anën ekonomike. Unë e kam thënë që në Elbasan është një ambient shumë i ftohtë për të interpretuar ndeshjen. Rasti i golit të Abazajt shihet qartë sesi topi ka kaluar vijën. Këmba e majtë e lojtarit të Partizanit ndodhet në vijën fatale, po e djathta? Nuk duhet ta zgjasim më shumë.

Unë u çudita kur dëgjova atë kronikën që Duro rrezikonte që të shkarkohej nga Kukësi? Po për çfarë? Po çfarë po fiton Partizani që ka ndërruar trajnerët? Pastaj janë ato artikujt që Gjici do t’i vendos gjobë ekipit. Nuk e di se ku i gjejnë dhe çfarë lidhjesh kanë gazetarët. Gjici ta pranoi botërisht që nuk ishte e vërtetë ajo që u publikua në media në lidhjet me gjobat. Këto gjobat i vendosin vetë gazetarët. Nervat e Gavazajt? Lojtarët duhet të jenë ushtarë dhe të respektojnë klubin. Duhet të ulen në stol ashtu si edhe shoku i tyre që ka qenë atje kur futet në fushë”, ka thënë Duro. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online