Kukësi ka arritur të fitojë sfidën me Partizanin që sapo është mbyllur në Air Albania me rezultatin 1-0. Ajo që ka vendosur fatin e këtij takimi ishte realizimi i Kristalit, që në minutën e 66 e ka dërguar topin në rrjetë mes shumë diskutimesh.
Kjo pasi topi duket në vijën fatale dhe nëpërmjet përsëritjeve të pamjeve nuk tregohet qartësisht nëse e ka kaluar vijën apo jo. Gjithsesi ishte menduar që për këtë takim të vendoseshin 6 arbitra për të ndarë një drejtësi të lartë dhe do të ishte pikërisht gjyqtari që ndodhej pranë portës dhe që kishte pamje shumë të qartë, i cili vendosi për akordimin e këtij goli.
Ndërkohë pavarësisht pretendimeve të Partizanit, duhet të theksohet se një penallti në prekjen e topit të Idrizaj me dorë nuk është parë nga ana e Hamitit. Në këto kushte, trajneri Sormani merr humbjen e dytë radhazi te Partizani pas hapit të gabuar që bëri në Korçë. /Sport Ekspres/