“Në janar, shansi i artë”/ Në Belgjikë e thonë qartë, Anderlehti e shet Abazajn falë Kukësit

Një “telenovelë” po kthehet e ardhmja e Kristal Abazajt, por me një fund që askush nuk e di. Shumë pengesa dhe vështirësi ka hasur përgjatë këtyre kohëve, pavarësisht potencialit të jashtëzakonshëm që zotëron.

Për ta nisur që nga ai transferim te Anderlehti, në aventurën që nuk rezultoi ashtu siç mendohej. Për të vazhduar më tej, do të vinte një huazim te Osijeku. Një gol në debutim dhe gjithçka tjetër për t’u harruar, pasi sulmuesi shqiptar nuk e gjeti vetveten në kampionatin kroat.

Derisa te Anderlehti gjetën zgjidhjen ideale, për ta dërguar Abazajn në vendin që lindi edhe si futbollist duke ngjallur interesin e tyre, në Superiore. Sipas atyre që raportojnë mediat belge në orët e fundit, performanca e Abazajt me Kukësin në këto javë të kampionatit ka ringjallur sërish një interes nga skuadra të tjera. Prandaj shitja në janar është mundësia më e mirë dhe shansi i artë për Anderlehtin, për të përfituar sadopak nga Abazaj. /Sport Ekspres/