Trajneri i ri apo i vjetër? Si mund të quhet saktësisht ardhja e Sormanit te Partizani? Por kjo nuk ka shumë rëndësi, vendimi tani është zyrtar dhe nuk ka asnjë dyshim të vetëm. Sormani ka nënshkruan kontratën për 2 vite e gjysëm, duke bërë edhe prezantimin me presidentin Demi. Më herët ky teknik ka qenë tek të kuqtë në sezonin 2016-2017, duke shkuar larg edhe në Europë. /Sport Ekspres/
Zyrtare
Klubi Futbollit Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Adolfo Sormanin. Trajneri 54 vjeçar ka qenë pjesë e klubeve të Juventus e Napolit në Itali dhe së fundmi në krye të ekipit danez Velje, skuadër me të cilën rregjistroi rezultate shumë pozitive. Në drejtimin e Adolfo Sormanit i cili rikthehet në familjen e kuqe, përgjatë sezonit 2016–2017 ekipi arriti rezultate historike në kompeticionet evropiane, duke u kualifikuar deri në fazën play off të Europa League. Trajneri Sormani i cili ka nënshkruar një kontratë për 2 vite e gjysëm është prezantuar sot nga Presidenti Demi dhe menjëherë i është bashkuar ekipit në seancën stërvitore në kompleksin sportiv “International Tirana” në Pezë. /Sport Ekspres/