Mbrojtësi që do Superiorja dhe që po ikën nga Shkëndija, “lufta” më e madhe është me Kinën

Egzon Bejtullai është shumë pranë largimit nga Shkëndija, pasi ka zgjedhur të mos rinovojë kontratën. Në këto kushte flitet për një futbollist të lirë dhe që adhurohet edhe nga klubet pretendente për titull në Superiore.

Kjo pasi vlerat e tij i ka dëshmuar te Shkëndija e Tetovës përgjatë gjithë kësaj kohe. Por “lufta” më e madhe për ekipet e Superiores do të jetë me një skuadër kineze që i ka ofruar një pagë të majme. Padyshim që lojtarët joshen shumë edhe nga ky aspekt, por duke parë gjendjen dhe financat e klubeve të Superiores në këtë moment, vështirë se Bejtullai mund të vijë në elitën e futbollit shqiptar. /Sport Ekspres/