Sa shumë bëma që vijnë nga trajneri Marcelo Bielsa, që njihet ndryshe edhe me nofkën “i çmenduri”. Një nga pikat kulminante ka qenë kur ky trajner do të merrte Lacion. Pa zhvilluar asnjë ndeshje të vetme u largua nga drejtimi i lacialëve, pasi presidenca nuk i solli afrimet e kërkuara.
Këtë herë Bielsa, që drejton Lidsin, ka pasur një grindje me përkëthyesin e tij. Kjo pasi ky i fundit nuk po i shprehte saktësisht fjalët për gazetarët, ashtu siç edhe i shprehte trajneri pas barazimit ndaj ËBA me rezultatin 1-1. Shpeshherë kishte korigjime dhe një zemërim i dukshëm kundrejt përkëthyesit, që ka kaluar një nga momentet më të vështira dhe të sikletshme, pas perfeksionit të kërkuar nga Bielsa. /Sport Ekspres/