U krijua për të shmangur polemikat, por VAR-i këto kohët e fundit nuk ka bërë gjë tjetër veçse i ka shtuar ato. Ngjarjet më të freskëta vijnë në Premie League, ku në javën e fundit janë anulluar disa gola, të cilësuar pozicon jashtë loje, megjithëse largësia mes lojtarëve ka qenë thjesht milimetrike. Vendime të tilla padyshim që kanë sjellë polemika të shumta, të cilat duket se kanë dhënë efektet e tyre.
Kështu Bordi Ndërkombëtar i Shoqatës së Futbollit kërkon që t’i heqë fuqinë sistemit VAR për të rishikuar raste të tilla për pozicion jashtë loje dhe këtë fuqi t’ia rikthejë edhe një herë vetëm gjyqtarit anësor. Ndryshime të tilla priten të bëhen në vijim, madje ekziston mundësia që të vihet në jetë që në fazën me eleminim të drejtpërdrejtë në Champions League./Sport Ekspres/