Te ekipi i Rangersit të gjithë kanë nisur të flasin për transferimin e Eros Grezdës në një skuadër tjetër, pasi atje ku bën pjesë është i padëshiruar. Por vetë futbollisti, pavarësisht se nuk e sheh fushën e blertë prej kohësh, nuk ka edhe aq shumë stres të akumuluar.
Në një gjysmë sezoni ku bëri vetëm pushime pasi nuk është thirrur kurrë te Rangersi i parë, i ka bashkangjitur edhe pushimet e festave. Këtë herë ka shkuar në Meksikë, me bukuroshen e njohur shqiptare, Oriola Marashi. Sipas asaj që raporton “Indeksionline” ka një lidhje mes këtij çifti që kanë shijuar pushimet së bashku. /Sport Ekspres/