Tirana nis nesër përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit. Kështu bardheblutë do të kryejnë fillimisht një seancë stërvitore në “Skënder Halili”, ndërsa pasnesër do të udhëtojnë drejt Antalias. Atje do të ketë dy javë përgatitje deri në rinisjen e Superiores. Ekipi do të jetë i akomoduar në “Resortin e mrekullisë”, që ndodhet në Antalia të Turqisë. Gjithashtu skuadra që drejtohet nga ana e Egbos, ka publikuar edhe emrat e tre rivalëve që do të ndeshet në miqësore përgjatë këtyre ditëve. /Sport Ekspres/
08.01.2020 Alaniaspor (Tur) KF Tirana
11.01.2020 Mezokovezdi (Hun) – KF Tirana
15.01.2020 Korona Kielce (Pol) – KF Tirana