FSHF përmbledh vitin futbollistik: Zgjedhja e Dukës në UEFA, titulli i Partizanit dhe “Air Albania”

Teksa kemi lënë vitin futbollistik 2019 dhe jemi në ditët e para të 2020, FSHF ka bërë një përmbledhje të shkurtër të gjithë ngjarjeve që kemi lënë pas. Për ta nisur me pikat më kulminante, atje ku Armand Duka shpallej anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Në këtë mënyrë është më e lehtë që zëri për futbollin në Shqipëri të dëgjohet edhe në organin më të lartë. Për të vazhduar me trofeun e ngritur nga Partizani në Superiore, zgjedhjen e Rejës si trajner, kualifikimin e Vllaznisë femra në “Champions League” dhe mbërritja në “Air Albania”. /Sport Ekspres/