Është bërë e zakonshme që çdo javë të dëgjojmë lajme të çuditshme për Mario Balotelli. Sulmuesi italian mbetet një nga futbollistët më të pagdhendur. Këtë e ka treguar edhe mëngjesin e sotëm teksa kishte shijuar natën e ndërrimit të viteve.
Me një Fiat 500 Abarth, Balotelli po kthehej për në shtëpinë e tij në Brescia. Në orën 06:00 të mëngjesit Balo me siguri do të ketë qenë ca i hutuar nga alkooli për sa kohë markina e tij është përplasur me portën kryesore të një shtëpie banimi. Në këto kushte sulmesi problematik ka lënë makinën e shkatërruar në vendngjarje dhe është kthyer në shtëpi në këmbë./Sport Ekspres/