Milot Rashica është padyshim një sulmues me cilësi të jashtëzakonshme dhe që i meriton të gjitha duartrokitjet për gjithçka ka bërë në Bundesligë. Në ditën e djeshme arriti të shënote një tjetër super gol, në përballjen ndaj Leverkusen që u mbyll 2-2.
Pikërisht ashtu si edhe në sezonin e kaluar, ku në ndeshjet e mëdha dhe më vendimtar, ishte Rashica që realizonte në portën kundërshtare. Vlerësimet e mëdha kanë qenë të pafundme, por ajo e faqes së verifikuar të Ëerder Bremen në gjuhën angleze e tejkalon çdo koment tjetër.
“Shiko mami, është më i miri i të gjitha kohërave(Rashica) në fushë”. Ndërkohë një urim sulmuesi shqiptar e ka marrë edhe nga Klasen, por shumë të veçantë. “Shoki (shënoi përsëri)”, shkruan Klasen, që e ka mësuar një fjalë të gjuhës shqipe nga Rashica te Ëerderi. /Sport Ekspres/
"Look mum, there's a goat on the pitch" @milotrashica ?#werder #B04SVW pic.twitter.com/o8tdtsUqHW
— SV Werder Bremen EN (@werderbremen_en) October 26, 2019