VIDEO/ Interin pësoi super gol nga lojtari që e hoqi, a ishte autogoli i Dërmakut?

Interi është duke u surprizuar në shtëpi ndaj Parmës, teksa po humbet me rezultatin 1-2. Në minutën e 10 do të vinte shkëndija e parë te miqtë, me Dërmaku që i afrohet golit me një gjuajjtje nga distanca, por Handanoviç reagoi në mënyrë të mrekullueshme.

Më pas do të ishte Candreva që gjeti golin e parë. Pas një gjuajtje të fortë, topi do të pësonte dy devijime dhe Dërmaku ishte i fundit që e preku për t’u dërguar në rrjetë. Fillimisht është shënuar si goli i Candrevas, por mbetet të presim deri në fund pasi mund të konsiderohet edhe si autogoli i Dërmakut.

Mënjeherë erdhi edhe përgjigja e Parmës, ndërsa lojtari që Interi e dërgoi në disa huazime, Karamoh, ka realizuar një super gol dhe vetëm pas 4 minutash ka dhuruar asist për Gervinho. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/Smiley_1932/status/1188127164878802945

 

https://twitter.com/psychoclownblog/status/1188131518100791296

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *