E plotë/ Duka nën ndriçimin e “Arenës Kombëtare”: Do të luhet një finale e madhe në Europë!

Shqipëria do të luajë ndaj Francës në “Arenën Kombëtare”, shtëpinë e re dhe që është pritur prej një kohe të gjatë nga tifozët shqiptarë. Një impiant është me kushtet moderne dhe që mund të quhet padyshim një nga më të mirët në Europë.

Përurimi fillestar do të vijë në një ndeshje të femrave mes Apolonisë dhe Vllaznisë, për të kaluar më pas edhe te Kombëtarja. Në një rrëfim të gjatë të presidentit të FSHF-së, Armand Duka, është folur kryesisht për kuqezinjtë dhe stadiumin e ri, së bashku me futbollin shqiptar në tërësinë e tij. Në një intervistë për “RTSH Sport”, Duka ka folur nën ndriçimin e “Arenës Kombëtare”, teksa shprehet se do të bëhet gjithçka për të sjellë një finale të madhe në Europë.

“Kemi pasur një zgjidhje emergjence në Elbasan, por patjetër që Kombëtarja duhej të luante në Tiranë. I kemi bërë një kërkesë qeverisë së Berishës për të bërë një projekt me biznes privat për realizimin e stadiumit. Ishte i ngjashëm në aspektin financiar me këtë që kemi bërë. Ishin disa tentativa dhe me kompaninë “Alb Star” arritëm në përfundimin e tij.

Do të kemi një ceremoni surprizuese për hapjen e “Arenës Kombëtare” dhe më e rëndësishmja, do kemi tifozët në krahë.

Ne kemi si projekt që të bëjmë 100 fusha stërvitore me bar natyral. Në Shqipëri janë prishur fushat dhe janë bërë pallate. Ne e kemi renditur veten mbi mesataren e Europës dhe projekti ynë është i përbashkët me qeverinë, ndërsa kjo e fundit do të investojë 1/3 e projektit.

Shqipëria përfundoi një sezon me ulje-ngritje, por një paraqitje që u kulmua me dy ndeshjet e fundit te Kombëtarja. Për të gjithë ekipi meritonte shumë më shumë se 3 pikë në 2 ndeshjet e fundit. Ne nuk kemi humbur kohë te Kombëtarja, madje kemi vrapuar. Presidenti vendos vulën e fundit, por te zgjedhja e trajnerit këshillohemi edhe me stafin teknik, pavarësisht se përgjegjësinë për suksesin apo dështimin e tij e ka presidenti.

Klubet shqiptare: Nëse klubet nuk respektojnë pagesat dhe debitorët apo të futbollistëve gjatë vitit, mund të ndodhë që të mos licencohet në Kupat e Europës apo në kampionatin e radhës shqiptar. Futbolli është duke ndryshuar shumë me teknologjinë, jo vetëm në Shqipëri.

Depertamenti i inovacionit dhe analizës në Federatë synon përgatitjen e kuadrove. Kemi bërë një projekt me një kompani të madhe në Europë, që të bëjnë analiza ekipet se çfarë ka bërë mirë dhe çfarë ka bërë keq. Gjithashtu edhe për merkaton futbollistëve që mund t’i kërkojnë lehtësisht lojtarët në bazë të karakteristikave të duhura dhe të jenë efektive. Lojtarët duhet t’i përgatitësh me analiza sa më të detajuara.

Shqipërisë dhe këtij stadiumi i takon një finale të madhe Europiane dhe besoj se kemi për ta realizuar edhe këtë, siç kemi realizuar shumë gjëra të tjera. FSHF po investon shumë te moshat dhe besoj se jemi i vetmi vend në top që financojmë edhe topat. Në vitin e fundit kanë qenë 1 milionë gjysmë euro vetëm për topat. Kemi hequr çdo lloj takse për organizimin e futbollit të moshave që në vendet e tjera paguhen nga familjarët e fëmijëve ose skuadrat. Këto janë dy prioritetet tona, fëmijët dhe femrat”, ka thënë Duka. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online