Drejtori sportiv i Kukësit dhe shumë figura të tjera, i mbledh pushimi i Kombëtareve

Futbolli bën sërish së bashku Arben Nuhiun, Ardian Nuhiun, Nderim Nexhipin, Armend Nexhipin dhe Ertan Demirin, por këtë herë jashtë fushës së blertë. Ish-futbollistët kanë një miqësi me njëri-tjetrin që vazhdojnë ta ruajnë edhe pas varjes së këpucëve në gozhdë.

Të pestë ish-lojtarët janë mbledhur sërish për të ndjekur Kombëtaren shqiptare në Turqi dhe përfaqësuesen e Kosovës në Prishtinë. Megjithëse kanë ndjekur rrugë të ndryshme nga njëri-tjetri, ish-futbollistët shqiptarë kanë mbetur brenda botës së futbollit duke u bërë pjesë e stafit në ekipet e trojeve shqiptare ose duke menaxhuar lojtarë.

Kështu Nderim Nexhipi është në rolin e drejtorit sportiv te Kukësi, Ertan Demiri ka pozicionin e Menaxherit të ekipit të Shkupit, Ardian Nuhiu është në stolin e Dritës së Gjilanit, ndërsa dyshja Arben Nuhiu dhe Armend Nuhiu kanë zgjedhur të menaxhojnë futbollistë. Edhe pse punojnë në tre shtete të ndryshme, pesëshja nuk heq dorë nga miqësia e tyre duke e ruajtur ende atë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *