Minutë pas minute, Moldavi-Shqipëri 0-4
90’+4′ Mbyllet takimi, Moldavi-Shqipëri 0-4. Mbajtja e topit 34%-66%
90′ Pas pasimit të Roshit, Manaj ka dërguar topin në rrjetë me finte dhe ka nisur festën me shqiponjë. Moldavi-Shqipëri 0-4.
88′ Ndërrime te Shqipëria, Kumbulla dhe Selahi debutojnë te Kombëtarja.
80′ Rritet agresiviteti i lojtarëve vendas me ndërhyrje të rënda ndaj Trashit dhe Manajt. Gjyqtari ndëshkon Rejan pasi kërkonte shpjegime nga stoli.
73′ Zëvendësimi i parë. Roshi në vendin e Cikalleshit.
64′ Lëvizje të kalibrit të lartë nga Keidi Bare. Lojtar fantastik për thyerjen dhe ndërtimin e aksioneve.
55′ Abrashi i papërmbajtshëm driblon tre kundërshtar deri te porta kundërshtare, por ndalet nga shtylla.
52′ Pasimi i bukur i Abrashit nga krahu i majtë dhe Bare që ndalet nga traversa.
49′ Një skemë fantastike nga kuqezinjtë, Cikalleshi i hap bukur rrugën Manajt, por ky i fundit nuk arrin ta shfrytëzoj shansin e artë. Ndalet nga mbrojtësi kundërshtar.
46′ Nis pjesa e dytë.
45’+3′ Përfundon e para. Moldavi-Shqipëri 0-3
45′ Mbyllet koha e rregullt. Ka dy minuta shtesë.
41′ Tani kthehet spektakël. Trashi nuk ngurron të godasë nga distanca dhe topi përfundon në rrjetë. Një debutim ëndrrash dhe shkon të përqafoj Rejën. Moldavi-Shqipëri 0-3.
35′ Një pasim fantastik nga Gjasula dhe Bare e sulmon bukur topin, duke u futur në zemrën e mbrojtjes së Moldavisë. Gabimi i pafalshëm i portierit dhe vjen goli i dytë. Moldavi-Shqipëri 0-2.
20′ Një krosim i bukur i Ismajlit në zonë ndiqet nga një gabim i mbrojtësave kundërshtarë. Cikalleshi e merr topin dhe nuk fal me gjuajtjen. Moldavi-Shqipëri 0-1.
13′ Shansi i mirë për Cikalleshin në portën kundërshtare, por dalja e portierit i prish planet sulmuesit duke hequr një mundësi të artë.
10′ Moment i rrezikshëm nga krahu i djathtë te Moldavia, por Gjimshiti spastron gjithçka.
5′ E gjithë Shqipëria në sulm dhe Ismajli duket si të ishte një sulmues krahu me pozicionimin e tij. Por mungojnë gjuajtjet drejt portës.
1′ Ka nisur takimi. Si të luhej në Elbasan. Në stadiumin disi të boshatisur nga vendasit, dëgjohen vetëm tifozët shqiptarë që e nisin me: “Kosova është zemra e Shqipërisë”.
Përpara ndeshjes
Shqipëria do të luajë në mbrëmjen e sotme ndaj Moldavisë, në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit. Pas asaj humbje tërësisht të pamerituar ndaj Turqisë, kuqezinjtë kërkojnë të rikthehen te fitorja.
Disa ndryshime priteshin nga trajneri Reja në përballjen e sotme, por nuk rezultojnë të shumta. Kështu, tekniku Italian e paralajmëroi vetë në konferencën për shtyp se nuk është në tipin e tij që të eksperimentoj kaq shumë nga ndeshja në ndeshje. Sa i përket formacionit zyrtar, është si më poshtë dhe i publikuar vetëm para pak minutash në faqen zyrtare të UEFA-s. /Sport Ekspres/