Ernest Gjoka, trajneri i njohur në Shqipëri, duket se do të rikthehet në detyrën për të drejtuar një ekip. Këtë herë jo në Superiore, por në Maqedoninë e Veriut.
Zërat e fundit e dërgojnë te Shkëndija e Tetovës. Bëhet fjalë për ekipin që ka shërbyer si krenari për shqiptarët në vitet e fundit me arritjet, pavarësisht se ka zhgënjyer së në nisjen e këtij sezoni në Europë duke u eliminuar në turet e para si në “Champions League” dhe “Europa League”. Sipas “Superliga_ Shqiptare_81”, akordi është arritur dhe pritet që zyrtarizimi të bëhet ditën e nesërme, me Gjokën që shihet si zëvendësuesi i Qatip Osmanit. /Sport Ekspres/