Komike/ Goli i Kumbullës, tifozët e Sampdorias protestuan me flamujt si…anësori

Marash Kumbulla, ky është mbrojtësi i ri që duhet të merret në konsideratë nga të gjithë tifozët shqiptarë. Pas disa ndeshjeve të jashtëzakonshme në Seria A erdhi edhe goli i parë ndaj Sampdorias.

Një krosim fantastik nga Veloso që do të ndalet në mënyrën më të mirë në rrjetë nga mbrojtësi shqiptar. Por në krahun e tifozëve të Sampdorias nisin të ulnin flamurin si në rastet kur anësori jep sinjalin për pozicion jashtë lojes. Një shenjë proteste kjo pasi u pretendua se në aksioni ku erdhi edhe ajo goditje e këndit, kishte një pozicion jashtë loje. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *