Shkëndija e Tetovës ka marrë edhe fitoren e dytë në kampionat duke thyer pak ecurinë jo fort të mirë që nisi. Kuqezinjtë kanë mposhtur në minutat e fundit Renovën në transfertë me rezultatin 0-2. Për tetovarët do të shënonte fillimisht Alimi në minutën e 86′ dhe më pas gjithçka do të mbyllej nga Ibrahimi në të 90+2 minutë.
Pak frymëmarrjë për skuadrën shqiptare megjithëse janë pak pikë të grumbulluara. Vetëm 7 pikë në gjashtë ndeshje duke mbajtur për momentin vendin e 6 nga 10 skuadra pjesëmarrëse. Por që dy nga ekipet e vendeve të fundit janë një pikë larg Shkëndijës.
Ndërkohë skuadrat e tjera përfituan nga ndalesa e kampionëve duke marrë arratinë drejt podiumit. Akademia Pandev mban vendin e parë me 14 pikë ndërsa Vardari ndjek nga vendi i dytë me një pikë më pak. Në futboll asgjë nuk është e pamundur, kështu që Shkëndija ka kohë t’i tregojë kundërshtarit se është aty, në garë për titull kampion. /Sport Ekspres/