Vllaznia vazhdon të prodhojë lojtarë, Amuli i jep fitoren Zagebit në “UEFA Youth League”

Vllaznia mbetet padyshim vendi që prodhon më shumë talente shqiptarë, ndërsa shumë prej tyre nuk mbajnë vetëm ekipet në Shqipëri, por dalin edhe jashtë saj për të dhënë kontributin e tyre. Së fundmi kemi edhe rastin e Arif Amulit, që më parë ka qenë pjesë e akademisë së Vllaznisë, ndërsa tashmë e ka nisur me këmbë të mbarë debutimin në “UEFA Youth League”.

Në përballjen e fituar nga ana e Dinamos së Zagrebit U-19 ndaj Atalantës U-19, goli i vetëm i fitores në rezultatin 1-0, erdhi pikërisht nga Arif Amuli. I gjetur në zonë, goditja e tij në krahun e majtë ishte e pamundur që të kapej nga portieri kundërshtar. Festë legjitime edhe nga stafi i Dinamos së Zagrebit, që merr tre pikët e para në grup. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online