Ndeshjet me Kombëtaret kanë përfunduar dhe tashmë ekipet janë gati të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në kampionat. Kampionët në fuqi të Shqipërisë kanë zhvilluar stërvitjen e tyre me grupin e plotë, për të qenë kështu gati për t’u përballur në fundjavë kundër Laçit.
Me grupin është bashkuar edhe sulmuesi Brown, i cili e festoi me gol grumbulimin e tij me Jamaicën. Te Partizani shpresojnë që xhamajkani të vazhdojë serinë e golave edhe me klubin, për të përsëritur kështu edhe atë paraqitje ndaj Kukësit në Superkupë, ku ishte heroi i takimit dhe pse hyri si zëvendësues.
Ndeshja e radhës do të luhet në Laç, ditën e dielë në orën 16:00, ku Partizani do të kërkojë fitoren e radhës me objektivin për të qenë në kryesim të kampionatit./Sport Ekspres/