Ardian Ismajli është një rast i rrallë te Kombëtarja. A e dini sesa minuta ka qendruar në stol ky lojtar që nga ardhja te kuqezinjtë? Vetëm 27 të tilla, për të marrë vendin e titullarit dhe për të mos e lënë kurrë atë.
Debutimi i Ardian Ismajlit te kuqezinjtë erdhi pikërisht në atë humbje me rezultatin 0-4 ndaj Skocisë, në kohën që drejtoheshim nga ana e Panuçit. Mërgim Mavraj do të dilte me karton të kuq në minutën e 22 dhe Ergys Kaçe do ia linte vendin Ardian Ismajlit në minutën e 27.
Më pas gjithmonë i njëjti futbollist, që me kalibrin e lartë, arrin të sigurojë vendin e titullarit te Shqipëria. Pavarësisht një gabimi në përballjen ndaj Islandës, edhe këtë herë ka treguar siguri të madhe. Në një prononcim të shkurtër për “Sport Ekspres”, Ismajli shprehet se kundërsthari po i rrezikonte vetëm me topa të gjatë:
“Ne kemi luajtur ndaj tyre me skemën 3-5-2, ashtu si gjithmonë. Nuk ishte shumë e vështirë interpretimi, pasi kemi dominuar. Islanda po na rrezikonte vetëm me ato topa të gjatë, duke na shënuar dy gola. Pastaj i kemi ndalur shumë mirë në mbrojtje dhe e kemi merituar së tepërmi atë fitore të arritur”, ka thënë Ismajli. /Sport Ekspres/