“Sport Ekspres” ndodhet në “Elbasan Arena” për të parë zhvillimet më të fundit sa i përket Kombëtares së Shqipërisë. Gjatë rrugëtimit tonë për në stadium, kemi parë edhe një tifoz shqiptar që mbante në duar flamurin kombëtar, por edhe të famshmin “Autochthonous’.
Gjatë bisedës që kemi zhvilluar me të, na ka treguar edhe një rrëfim shumë interesant dhe që tregon së tepërmi bashkimin kombëtar që dëshmohet sa herë luajnë kuqezinjtë tanë: “Unë faktikisht kisha marrë edhe flamurin e Kosovës me vete. Kjo pasi na akuzojnë gjithmonë në rrjetet sociale, që nuk e bëjmë një gjë të tillë.
Kur papritur, dikush nga tifozët e tjerë, që vinte edhe nga Kosova madje, më tha se duhet ta hiqja atë flamur me yje. Kur e pyeta se për çfarë arsye ta bëja një gjë të tillë, mu përgjigj shkurtimisht: “Ai është flamuri i Ukrainës. Shqiptaria ka vetëm një flamur, është ai me ngjyrat kuqezi. Nuk bën mirë që ta mbash me vete”. I detyruar nga rrethanat, shkova për të blerë Autochthonous”, ka thënë tifozi nga Gramshi, që po mbërrinte në stadium për të parë Kombëtaren. /Sport Ekspres/