Luksemburgu do të përballet mbrëmjen e sotme ndaj Serbisë, në një ndeshje të vlefshme për fazën kualifikuese të Euro 2020, ndërsa mediat serbe kanë hedhur sytë nga lojtarët kundërshtar. Mes tyre spikat edhe emri i Daniel Sinanit, i cili edhe pse me rrënjë shqiptare, mohon prejardhjen e tij.
Mediat serbe kanë shkruar për të, duke theksuar faktin se ai nuk ndjehet shqiptar, por shprehet se ka lindur në Beograd dhe më pas është zhvendosur për të jetuar në Luksemburg. Ndërkohë, prindërit e sulmuesit kanë lindur dhe janë rritur në Dragash të Kosovës, por vetë lojtari 20 vjeçar ka treguar se ka një lidhje të ngushtë me vendin ku ka jetuar për 16 vite, Luksenburgun.
Pikërisht për këtë arsye Sinani ka vendosur të luajë për përfaqësuesen e tyre. Gjithashtu, futbollisti i Dudelanzh është shprehur se nuk di asnje fjalë shqip, madje edhe pse në shumë raste cilësohet nga ana jonë si shqiptar, Sinani thotë se nuk ka të bëjë farë me Shqipërinë./Sport Ekspres/