Esat Mala kishte disa probleme fizike pas ndeshjeve të zhvilluara te Shpresat e Shqipërisë. Në takimin ndaj Austrisë u kërkua një ndërrim i detyruar, pasi Mala nuk po e përballonte dot më vazhdimin e lojës pas një goditje që mori nga lojtarët kundërshtarë.
Megjithatë te Partizani duhet të qetësohen, pasi mesfushori është në gjendje të mirë fizike. Ai është rikthyer në urdhërat e trajnerit Lerda, ndërsa po përgatiten në Elbasan te kompleksi sportiv “Pepa” për ndeshjen e radhës ndaj Laçit. /Sport Ekspres/