Pas shumë reagimeve rreth përgjumjes së politikës shqiptare dhe njerëzve të njohur në vendin tonë që papritur i harruan kuqezinjtë tanë, dikur heronjtë në Europianin e Francës, ka ardhur edhe njëfarë përgjigje e mirë.
Fillimisht do të ishte presidenti i vendit, Ilir Meta, që u shpreh se do të shkojë në “Elbasan Arena” për të përkrahur lojtarët shqiptarë, pavarësisht momentit të vështirë që po kalojnë. Ndërsa së fundmi ka zbritur edhe Kryeministri i Shqipërisë në qendrën e stërvitjes, Edi Rama, që ka takuar futbollistët e Kombëtares për t’i motivuar më shumë para ndeshjes me Islandës.
Sigurisht që në këtë rast shpresohet më së shumti që futbollistëve nuk do t’u preken pasaporta diplomatike dhe kryeministri të ketë dhënë premtimin, pasi do të ishte vërtet një skandal i madh heqja e tyre. Lojtari i Shqipërisë, Andi Lila, e ka bërë publik këtë vendim skandaloz gjatë ditës së djeshme. Ndërkohë “Sport Ekspres” siguron edhe videon nga ky takim që e shihni më poshtë: