Vllaznia anëtare prej disa vitesh, Partizani dhe Kukësi i bashkohen “ECA”

Kampionët e Shqipërisë kanë bërë të ditur se janë tashmë pjesë e Shoqatës së Klubeve e Klubeve Europiane. Në Asamblenë e Përgjithshme të ECA, të mbajtur në Gjenevë, ka ardhur edhe konfirmimi për anëtarësimin e Partizanit. Kjo shoqatë ka si mision promovimin dhe mbrojtjen e klubeve europiane dhe ka si pjesë të saj rreth 200 ekipe, ku përfshihen edhe shumë emra të njohur klubesh si Barcelona, Bayern Munich, Juventus etj.

Por nuk është hera e parë që një ekip shqiptar bëhet pjesë e kësaj shoqate, teksa fillimisht është bërë anëtare Vllaznia prej disa vitesh, ndërsa së fundmi shihet edhe ekipi i Kukësit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *