Xhaka shpërthen me mediat për Shaqirin: Duhet të humbasim kualifikueset, shkruani për futbollin

Granit Xhaka ka qenë në qendër të vëmendjes së bashku me Xherdan Shaqirin te përfaqësuesja e Zvicrës kohët e fundit. Shkak ka qenë refuzimi i Shaqirit për t’iu bashkuar helvetëve në ndeshjet kualifikuese për t’u stërvitur me ekipin e tij, ndërsa në media u zbulua më pas se arsyeja e vërtetë ka qenë shiriti i kapitenit që Xhaka mban në krahë.

Kjo situatë duket se e ka zemëruar Granitin, i cili është shprehur në mediat zviceriane se do të ishtë më i lumtur sikur të përqendrohej situata më tepër te fusha e lojës dhe futbolli dhe jo se çfarë ndodh jashtë, madje duke thënë se e vetmja mënyrë që mediat të shkruajnë në lidhje me këtë sport, është të mbeten jashtë një kompeticioni si Europiani.

“Shikoni, ndonjëherë mendoj se do të duhet të humbasim një kualifikim përsëri, në mënyrë që gazetarët më në fund të shkruajnë për futbollin. Çfarë më shqetëson jashtëzakonisht shumë: Ju provoni përsëri dhe përsëri nga jashtë për të mërzitur ekipin, e cila është plotësisht e panevojshme. Nuk është hera e parë që janë shkruar dhe thënë shumë për këtë ekip nga jashtë. Nëse është e vërtetë ajo që shkruhet është një pyetje tjetër.

Ajo që më shqetëson është se është shkruar pak për futbollin dhe shumë për vogëlsirat. Në lidhje me gjëra që nuk janë më të rëndësishmet për ekipin. Rreth mungesës së Xherdan Shaqirit, apo gjëra të tilla. E di, tema të tilla japin diçka për të shkruar. Por do të isha i kënaqur nëse do të ishte e shkruar për futbollin tonë. Ju mund të kritikoni shërbimet tona. Kjo është pjesë e saj. Por duhet të shkruhet edhe një herë për futbollin”, ka thënë Xhaka. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *