Një gol më shumë se kundërshtari, këtu çalon më tepër Vllaznia e Jonuz

Në tre ndeshjet e para në kampionat Vllaznia e Jonuz tregoi se e ka një dobësi, sulmin. Shkodranët vuajnë për një lojtar pykë që të pres topat e mesfushës. Një mungesë e tillë u vu re ndaj Laçit ku shënoi një mesfushor, ndaj Tiranës me kundërsulme të pakëta, ndaj Bylis të mbyllur pa gola si dhe ndeshja miqesore ndaj Veleçikut, ku u fitua vetëm në pjesën e dytë me rezultatin 2-0, ku shënoi edhe Gurishta.

Zogaj është improvizuar në majën e sulmit ndeshjet e para. Roli i tij si mesfushor mund të shkojë deri në përpjekje maksimale, por 16-metërshi i kundërshtarit kërkon një pykë të fuqishme dhe premtuese ndaj golit. Rezultati po dihet, një gol i shënuarnë tre ndeshje. Po aq sa Luftëtari i vendit të fundit.

Vllaznia mund të ketë çdo gjë mirë, mesfushë kreative, mbrojtje të fortë. Por këto mjaftojnë vetëm mos të shënojë kundërshtari. Po golat nga duhet të dalin? Ndeshja fitohet me një gol më shumë se kundërshtari dhe shkodranët nuk kanë ende një futbollist nga ta kërkojnë këtë golin. Jo gjithmonë Hygor, Gurishta, Lika mund të kenë mundësinë të shënojnë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *