Greqia vazhdon me politikat e saj që nuk njohin asnjë lloj limiti për të marrë lojtarë shqiptarë në Kombëtare. Rasti i fundit ishte me Vrushajn, ndërsa ende nuk kishte kaluar shumë kohë nga Durmishaj.
Puna vazhdon për të marrë edhe të tjerë emra, ndërsa “Sport Ekspres” mëson se në listë është edhe Andoni Miço. Madje ky i fundit luan me të njëjtën skuadër në të cilën gjendej edhe Durmishaj, te Panionosi.
Mbrojtësi 19-vjeçar ka qënë në stol në takimin e zhvilluar ndaj kampionëve të Greqisë, PAOK. Por ka luajtur me skuadrën e parë të Panionosit dhe ka të ardhme të madhe. “Sport Ekspres” zbulon nga burime të sigurta se dëshira e këtij futbollisti vazhdon të jetë për të përfaqësuar ngjyrat kuqezi. Megjithatë frika ekziston, pasi Greqia mbetet sërish aty me mënyrat e saj të shumëllojshme, për të bindur futbollistët që të ndryshojnë qendrimet. /Sport Ekspres/