Në orët e fundit është zyrtarizuar kalimi i Ergys Kaçes drejt AEL Larisës në formën e huazimit, që do të zgjasë për një vit. Pronari i ekipit grek ka komentuar këtë kalim duke thënë se ishtë një transferim që ka thyer edhe strategjinë që klubi ndjek në merkato. Kjo pasi huazimet nuk janë pjesë e metodës që ndiqet prej tyre, por mesfushori shqiptar përbën një rast të veçantë për shkak të cilësisë që ai ka.
“Ne nuk marrim kurrë lojtarë të rinj në formë huazimi, sepse duam të zhvillojmë ekipin tonë, por kur mund të huazonim lojtarin më të mirë të ligës së vitit të kaluar(Warda) dhe për mendimin tim një futbollist i pakënaqur, ndoshta për shkak të gabimeve të tij, energjisë, i cili kudo që ka luftuar u adhurua nga tifozët (Panetoliko, Atromitos dhe PAOK) dhe futbollisti më i mirë që PAOK ka nxjerrë nga akademia e tij si dhe lojtari më i mirë i Panathinaikos në sezonin e kaluar si Kace, nuk mund të thuash jo. Kjo sepse këta dy lojtarë në gjendje normale, por edhe me eksperiencën ndërkombëtare dhe me lojtarë të tjerë të mirë të cilët ne i kemi krijuar, pas katër vitesh krijim të tërë të skuadrës sonë që ëndërronim.
Në fund të fundit, në një listë prej 32 futbollistësh së bashku me lojtarët tanë të rinj, të kesh dy huazime Warda dhe Kace nuk ndryshon politikën tënde.” ka thënë Alexei Kougias. /Sport Ekspres/