Për Prishtinën është java e e dytë kampionatit dhe kryeqytetasit kanë vetëm 1 pikë në renditjen përfundimtare. Sikur mos te mjaftonte rezultati, drejtuesit e klubit, trajneri dhe madje lojtarët kanë kundër filozofisë së tyre edhe tifozët. Prej kohësh tifogrupi “Plisat” kanë shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me situatën e klubit.
Nuk janë vetëm rezultatet e njëres ndeshje por tek Prishtina mungon prej 6 vitesh një titull kampion. Tifozët janë lodhur me vendin e dytë, teksa i pari u parakalon përpara syve me pak pikë. Nisur nga kjo situatë Plisat kanë nisur një revoltë “5 minutëshe” ndaj klubit. Rasti i ndeshjes ndaj Feronikelit tregoi se tifozët kryeqytetas udhëtuan mbi 70 km vetëm për të shpalosur mesazhin e tyre.
“Nësë s’ki zemër ik nga Prishtina”, është kjo banderola që u lexua për pak minuta sot nga drejtuesit e klubit, trajneri Josa dhe lojtarët. Mesazhi është i qartë dhe i drejtpërdrejt, e sidomos për trajnerin Mirel Josa. Ky i fundit është prej dy vite pjesë e drejtimit të Prishtinës. Tifozët janë të pakënaqur me trajnerin shqiptar i cili nuk u ka siguruar ende besimin se Prishtina mund të fitojë kampionatin. Në këto kushte Plisat kanë vendosur të vazhdojnë qendresën e tyre deri në zgjidhjen e situatës brenda ekipit./Sport Ekspres/