Ashtu siç edhe pritej, ka ardhur vendimi i pakthyeshëm te Shkëndija e Tetovës pas dështimeve në Europë dhe nisjen e këtij kampionati. Një grup pune ishte ngritur për të vlerësuar situatën dhe për të parë se çfarë nuk shkonte që gjendja kishte mbërritur deri këtu, ndërsa mbërritën edhe vendimet.
Ekipi shqiptar i Tetovës ka shkarkuar gjithë stafin teknik, me në krye trajnerin që stërviste dhe drejtonte prej vitesh këtë skuadër, Qatip Osmanin. Ky i fundit nuk do të vazhdojë të jetë më pjesë e Shkëndijës, ndërsa vendin e tij e merr përkohësisht Erhan Selimi. /Sport Ekspres/