Disa ditë më parë Maurizio Sarri u diagnostikua me pneumoni, një nga sëmundjet më serioze të mushkërisë. Trajneri i Juventus u detyrua të qendrojë jashtë drejtimit të skuadrës në ndeshjen ndaj Parmës javën e shkuar. Mjekët kanë sygjeruar një trajtim të plotë për teknikun 60 vjeçar duke shmangur punën me ekipin torinez.
Por Sarri nuk dëshiron të humbas një tjetër javë në kampionat e aq më tëpër ndeshjen me Napolin, rivalin direkt për titull. Mediat italiane kanë raportuar ditë më parë se trajneri Sarri do e ketë të pamundur zbritjen në fushë për të drejtuar ekipin. Megjithatë zërat për mosprezsncën e teknikut italian janë shuar.
“Sky Sport” raporton se Sarri ka sfiduar veten duke vendosur të jetë prezent në takimin ndaj Napolit. Një vendim ndoshta i nxituar nga ana e trajnerit të Juventus i cili rrezikon edhe shëndetin për të marrë 3 pikët ndaj Anchelotit. Në Itali janë të gjithë të surprizuar nga vendimi i Sarrit e aq më tepër lojtarët dhe drejtuesit e Juventus. Torenezët do të luajnë sot ndaj Napolit në shtëpi në orën 20:45./ Sport Ekspres/