Tashmë është thuajse e kryer, Leroj Sane do të lërë Mançester Sitin për të kaluar te Bajerni.
Klubi bavarez do të paguajë rreth 100 milionë euro, një çmenduri e vërtetë, sepse kurrë nuk ka shkuar kaq lart sa këtë verë me shpenzimet.
Ndërkaq, anësori ofensiv do të firmosë për 5 vite, me 18 milionë euro në sezon, edhe kjo një shifër rekord për futbollin gjerman.
Sipas Allgemeine Zeitung tashmë Sane është përshëndetur me disa nga lojtarët e Mançester Sitit.