Për javë të tëra u fol se Milani ishte pranë mesfushorit të Sampdorias Denis Praet, por belgu nuk do të vishet kuqezi.
Fillimisht Milani u ndal nga kërkesa e Sampdorias, 25 milionë euro, ndërsa tani planet e kuqezinjve kanë ndryshuar, sepse së pari duhet shitur Andre Silva dhe duhet blerë Korrea, ndërsa në mesfushë janë Kesie, Paketa, Calhanoglu, Benaser e Kruniç, pa harruar Bonaventurën, i aftë të luajë edhe në mesfushë.
Për këtë arsye, Samp ka vendosur të pranojë ofertën e Lester Sitit, me klubin anglez që ka ofruar 20 milionë euro dhe ka gjetur marrëveshjen edhe me mesfushorin, i cili shkëlqeu sezonin e shkuar.