Në teori Interi ka nevojë për sulmues, sepse vetëm Lautaro Martinez ka mbetur në repartin ofensiv, në pritje të zhvillimeve nga Lukaku.
Megjithatë, drejtuesit zikaltër vijojnë të mos kenë besim te rumuni George Pushkash, i cili është kthyer nga huazimi te Palermo dhe tashmë shkon në Angli.
Rumuni, makinë goli te Palermo, por sidomos te Rumania U21 dhe ekipi i parë, shkon te Reading në Championship në Angli, për 8 milionë euro plus 2 milionë në bonuse. Vetë sulmuesi do të fitojë 1 milion euro në vit, deri në 2024.