Champions/ Ajaksi mbijeton në Greqi, Karabaku nuk ka të ndalur

Ajaksi është futur në garë në Champions League që në turin e tretë kualifikues, edhe pse ishte gjysmëfinalist në Champions sezonin e fundit.

Kampionët e Holandës janë vendosur nga shorti përballë PAOK-ut, rivali më i keq i mundshëm në këtë tur.

Në Selanik, si zakonisht në një atmosferë të zjarrtë, Ajaksi mori një barazim 2-2 me shumë vlerë. Zijesh hapi sfidën në fillim të saj, PAOK e përmbysi me Akpom e Matos në pjesën e parë, por Huntelaar vulosi barazimin pa mbushur një orë lojë.

https://youtu.be/fK0PYfGat-8

Hap gjigant drejt kualifikimit ka hedhur Karabaku, që fitoi 2-1 në Nikozi ndaj APOEL. Emreli e Gueje shënuan për kampionët azerë, që në turin e parë eliminuan Partizanin e më pas kaluan me lehtësi Dundalkun, kampion në fuqi në Irlandë.

https://youtu.be/X7dWiZO-4ng

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *