Paulo Dibala nuk gjeti marrëveshjen me Mançester Junajtid, për shkak se kërkonte një pagë mbi 12 milionë euro në sezon, përveçse duheshin paguar komisione të majme për agjentin.
Tratativa me Djajtë e Kuq duket se mori fund, por Dibala tani ka një ofertë të re nga Anglia.
Totenhemi ka ofruar 70 milionë euro dhe Juve ka dhënë OK, duke ia kaluar topin sulmuesit argjentinas. Nëse Dibala gjen marrëveshjen deri te enjten, mbyllet gjithçka para mbylljes së merkatos në Angli.