Erzeni ka filluar merkaton për sezonin e ri. Ditën e sotme klubi shijakas ka zyrtarizuar firmën me sulmuesin Mirjan Hima. Sezonin e kaluar 21-vjeçari ishte pjesë e Spartakut të Tiranës në Kategorinë e Dytë.
Në të shkuarën Hima ka qenë pjesë e skuadrës së Burrelit si dhe ka pasur dy eksperienca në Itali me dy ekipe të Serie D. Kontrata e sulmuesit me klubin e Erzenit është e vlefshme për një sezon.