Sulmuesi me origjinë shqiptare, Edi Sylisufaj, ka qenë një ndër protagonistët e takimit midis Falkenberg dhe Goteborg, ndeshke kjo kampionatit suedez. 19-vjeçari arriti të shërbente asistin për golin e Falkenberg në minutën e fundit të takimit.
Sylisufaj arriti të harkonte topin në zonën e kundërshtarit dhe më pas Johanson goditi saktë drejt rrjetës, duke i mohuar fitoren skuadrës nga qyteti i Goteborgut. Ky është sezoni i parë që i riu shqiptar ka filluar të aktivizohet rregullisht me skuadrën suedeze.
Trajneri i Falkenberg e ka aktivizuar 19-vjeçarin në 10 takime deri më tani, ku ka arritur të gjejë golin e parë në “Allsvenskan”. Sylisufaj ka qenë pjesë e grumbullimeve të kombëtareve të grupmoshave të Suedisë, por deri më tani 19-vjeçari nuk figuron të jetë aktivizuar në një ndeshje zyrtare me grupmoshat e shtetit nordik.