Trukimet “helmojnë” Kupën e Afrikës, zbulohet ndeshja e dyshimtë

Trukimi i ndeshjeve po helmon sportin e bukur të futbollit. Rasti i fundit ku dyshohet për diçka të tillë ka ndodhur në Kupën e Afrikës. Republika Demokratike e Kongos përballje me kombëtaren e Zimbabves.

Të dy kombëtaret po hetohen pas lajmit të publikuar fillimisht në mediat e Madagaskarit (do të përballet në turin e dytë me RD Kongon) e më pas konfirmimit te The Herald, e përditshme në Zimbabve.

RD e Kongos ka tentuar të influencojë në rezultat dhe mund të gjobitet dhe të përjashtohet nga kompeticioni për tre vite. Kreu i klubit kongolez të TP Mazembe, i cili është një politikan dhe miliarder i njohur, ka tentuar të korruptojë portierin e Zimbabves, Elvis Çipezeze.

Një shumë e madhe parash duhet të transferohej në llogarinë e portierit në Zimbabve, por transaksioni nuk u kompletua. Një bankë në Egjipt sinjalizoi shumën e madhe dhe bllokoi transferimin e shumës”, thuhet në mediat që kanë raportuar skandalin.

Dëmtimi i portierit titullar i dha mundësinë Çipezezes të luante titullar, ndërkohë që RD e Kongos fitoi ndeshjen me rezultatin 4-0. Për më shumë ndiqini vetë golat e shënuar…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *