Matijs De Ligt dhe kalimi i tij te Juventusi duket çështje kohe, pasi marrëveshja mes palëve është mbyllur tashmë.
Lidhur me këtë goditje ka folur edhe një legjendë e bardhezinjve, si ish-trajneri Marçelo Lipi. Ky i fundit është shprehur se lojtar si De Ligt nuk e ka hasur kurrë edhe pse ka stërvitur e ka parë lojtarë si Nesta, Kanavaro apo Maldini.
“Besoj se De Ligt është blerja më e mirë që Juventusi mund të bënte. Mendoj se është shumë i fortë dhe shumë inteligjent, madje shënon edhe gola. Nuk ka nevojë për krahasime. Gjithsesi, kam parë lojtarë si Nesta, Barezi, Ferrara, Maldini, Kanavaro apo Materaci. Kurrë nuk kam parë lojtar si De Ligt në moshën që ai është. Tani çdo objektiv është më i arritshëm, edhe Champions League.”