Tite ul në stol talentin e Ajaksit, shans i artë për “objektivin” e Milanit

Brazili do të luajë ndeshjen e fundit në grup ndaj Perusë, me të dy kombëtaret që janë në kuotën e katër pikëve pas dy ndeshjesh të luajtura.

Pak minuta përpara sfidës është bërë zyrtar edhe formacioni që do të zbresë në fushë, me Titen që ka bërë disa zëvendësime në krahasim nga dy ndeshjet e fundit. Ulja në stol e Neresh është edhe ndryshimi më i madh, ku i është dhënë një shans lojtarit të Gremios, Everton.

Pikërisht ky i fundit ka qenë një nga objektivat kryesor të merkatos së Milanit. Gjithashtu vlen për t’u përmendur se Gabriel Zhesus është titullar, ndryshe nga sfidat e para.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *