Bomba nga Spanja, Enrike jep dorëheqjen nga kombëtarja

Një lajm i papritur vjen nga kombëtarja e Spanjës. Federata e Futbollit të këtij vendi njofton se Luis Enrike nuk do të vazhdojë të jetë trajner i përfaqësueses.

Ky lajm vjen pas vetëm një viti nga emërimi i tij. Në deklaratë thuhet se arsyeja e këtij largimi janë problemet familjare. Në respekt të ruajtjes së privatësisë nuk jepen të dhëna më të hollësishme.

Enrike u vu në drejtim të kombëtares spanjolle pas përfundimit të Botërorit rus dhe atij “lëmshi” që krijoi ikja e Lopetegut. Gjatë kohës së tij në stolin e “Furisë së Kuqe” ai numëron vetëm nëntë ndeshje, ndër to shtatë fitore dhe dy barazime.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *